Mon, Dec 23, 2024

Gjesti dhe Xheneta përballen me njëri-tjetrin, si do vijojë raporti i tyre?

  • PublishedDecember 22, 2024

Produksioni i realizoi Gjestit kërkesën për një darkë me Xheneta Fetahun, ku dyshja u ballafaquan rreth marrëdhënies së tyre dhe gjithçkaje që nuk funksionoi mes tyre.

Gjatë darkës, ata diskutuan në detaje për konfliktet, hatër-mbetjet dhe arsyet që çuan në ndarjen e tyre. Xheneta i shprehu Gjestit të gjitha veprimet që e kishin lënduar dhe e kishin bërë të distancohej nga ai.

Nga ana e tij, këngëtari përmendi disa momente kur ajo e kishte bërë të ndihej keq.

Xheneta përmendi një moment emocional duke thënë se kishte thyer premtimin ndaj familjes së saj, pasi u kishte premtuar që askush nuk do të luante me ndjenjat e saj. Ajo kujtoi gjithashtu një episod kur vëllai i saj hyri në shtëpi, duke theksuar ndikimin që kjo kishte pasur te ajo.

Në përfundim të bisedës, ata zgjatën dorën për t’i dhënë fund tensioneve, por vendosën që marrëdhënia e tyre të mbetet e mbyllur në këtë format.