Mon, Dec 23, 2024

Armend Rexhepagiqi flet për kolegët: Kënaqen kur u thonë ‘legjenda’, s’duan kritika

  • PublishedDecember 22, 2024

Në një intervistë për emisionin “Prive” të Klan Kosovës, këngëtari dhe autori i njohur Armend Rexhepagiqi ka ndarë lajme të mira për fansat e tij. Ai ka konfirmuar se është duke planifikuar organizimin e koncerteve të veçanta në Tiranë dhe Shkup, duke premtuar surpriza të këndshme që janë në proces përgatitjeje.

Gjatë intervistës, Rexhepagiqi u pyet edhe për disa dukuri të përhapura në estradë, të cilat i komentoi pa përmendur emra konkretë, por me një ton të sinqertë dhe ndonjëherë kritik.

Habitem ndonjëherë kur njerëzit i bëjnë publike martesat dhe më pas divorci u bëhet problem. Nëse zgjedh ta ndash me publikun një dasmë, duhet të jesh i përgatitur të pranosh edhe divorcin publik. Kjo është pjesë e lojës,” tha ai.

Artisti gjithashtu u ndal te obsesioni ndaj kritikave dhe komplimenteve në botën e showbizit. “Kur dëgjoj fjalën ‘legjenda’, gjithmonë e relativizoj. Unë nuk i dua këto fjalë të mëdha, dhe kur dëgjoj kujt ia thonë, shpesh më trondit. Në këtë profesion, ke shumë të mira – famë, para, makina, por duhet të pranosh edhe kritika e mospëlqime. Nuk mund të marrësh vetëm lavdërime dhe të injorosh pjesën tjetër.”