Mon, Dec 23, 2024

Xum Allushi hap zemrën me banorët: Jam dashuruar vetëm 1 herë në jetë!

  • PublishedDecember 22, 2024

Xum Allushi ka hapur zemrën dhe ka ndarë me banorët e Big Brother VIP 4 historitë e tij të dashurisë, duke treguar se ka dashuruar vetëm një herë gjatë jetës së tij.

Ai tha se ndonëse marrëdhënia ka përfunduar, i ka uruar ish-të dashurës vetëm të mira, duke treguar një qasje të pjekur dhe respektuese ndaj marrëdhënieve të kaluara. Ky moment ka ndihmuar në krijimin e një lidhjeje më të ngushtë mes tij dhe banorëve të tjerë, të cilët e përkrahën dhe u emocionuan nga sinqeriteti i tij.

Gerta: Pra ti ke dashuruar vetëm njëherë në jetë?

Xumi: Vetëm një herë. Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull. Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë. E kupton Gerta pse jam falënderues?! Mua më duket burrnore që ti thuash një vajzë ‘unë nuk ndjej’.