Dëborë dhe reshje shiu! Temperaturat ulen deri në në -10°C, ja parashikimi i motit për javën
Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.
Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, ditën e Hënë pritet kalimi i një fronti të ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe të dendura, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Alpe dhe në lartësi mbi 600-700 metra do të ketë reshje dëbore.
Nga dita e Martë deri të Premten, pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare në ultësirën perëndimore, dhe mot kryesisht i vranët në lindje.
Njoftimi i SHMU
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.
Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.
Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.
Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.