“Batërdi me të dhënat personale për zgjedhjet”, Vasili akuza Komisionerit: E drejta e informimit, në pikiatë poshtë e më poshtë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa komentoi raportin e Komisionerit për të Dhënat Personale, deklaroi se ky institucion nuk ka reaguar sa i takon abuzimeve që u bënë për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vasili tha se e drejta e informimit është në pikiatë poshtë e më poshtë.
“Në tërë botën e qytetëruar dhe Ballkan, institucionet janë përballë qeverive. Ne këtu kemi institucionet të pazëshme, nuk bëjnë asnjë dëm. Transparenca është zero. Ka kërkesa pa fund që bëhen për informim, kur vijnë lajmet nga jashtë. Shikojmë raporte rutinore, që nuk kanë lajme. Transparenca në këtë vend është në pikatë, që shkon poshtë dhe më poshtë. dhe në zgjedhjet e fundit, pas batërdisë, që mbushi gjithë mediat, Komisoneri reagoi në 11 maj për mesazhet e kandidatit të opozitës në Tiranë. Batërdi mesazhesh vinin nga pjesëtarët e fushatës elektorale të PS, dhe s’u reagua. A besohet më kjo gjë?! Kam pasur një histori personale me këtë institucion, ndërsa bëhej fjalë për t’u informuar nga bashkia e Tiranës. Më kërkuan që të mbush një formular korrekt. Vonesa ishte skandaloze, afatet u dhunuan në mënyrë të turpshme. Që atëherë, një heshtje varri ka rënë. prisja që të kishte reagim. Komisioneri nuk shqetësohet. Por ç’mund të arrijë media, apo qytetari i thjeshtë?!”, tha Vasili.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–