Mon, Dec 23, 2024

Nuk fitoi as këtë vit, ‘thumbon’ Elvana: 10 herë bie e 11 herë do ngrihem

  • PublishedDecember 23, 2024

Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në Festivalin e Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pas një garë të fortë dhe shumë konkurruese, këngëtarja nuk arriti të fitonte këtë vit, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.

Pasi u shpall fituese e çmimit të dytë, Elvana falënderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se, pavarësisht nga rezultati, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi.

“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie dhe 11 herë do ngrihem”, tha Elvana.

Festivali i Këngës ka pasur një fitues të vetëm, pasi për herë të parë pikët nga juria dhe publiku janë bashkuar për të shpallur fituesin. Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka marrë 143 pikë, duke kaluar Elvanën, që mori 135 pikë.