Mon, Dec 23, 2024

FOTO/ “Juve, di edhe të fitojë”, Nico merr prej dore “Zonjën e Vjetër”, por tani i pret “ferri” (VIDEO)

  • PublishedDecember 23, 2024

Juve harron “X-in” edhe në Serie A, pas spektaklit në Kupës, “Zonja e Vjetër” triumfon edhe në kampionat, del me tre pikë nga transferta përballë Monza-s pas suksesit 1-2. Me 31 pikë në 17 jave, ekipi i Thiago Motta-s renditet provizorisht në vendin e 6-të.

McKennie kaloi torinezët në avantazh që në minutën e 14-të, por Monza iu përgjigj shpejt, me Birindelli-n që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 22-të, me një goditje të bukur fluturimthi me të majtën. Juve nuk e uli ritmin dhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 39-të ishte Nico Gonzales që rikthehu edhe një herë “Zonjën” në avantazh.

Në pjesën e dytë të dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, por Di Gregorio dhe Turati u kthyen në protagonist duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar, me Juven që feston me të drejtë për këtë trepikësh të rëndësishëm.

“Juve, di edhe të fitojë”, ishte titulli i La Gazzetta-s, ndërsa TuttoSport shkruan: “Juve, me Nico është një tjetër histori”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Juve feston me të drejtë, por “Zonjën e Vjetër” tani e pret një kalendar “ferri”, ku pas Fiorentinës duhet të bëjë llogaritë me finalen e Superkupës në Arabinë Saudite, për të vijuar më pas me derbin kundër Torino-s, Atalanta, Milan dhe Brygge në Champions, por trajneri Motta nuk preferon të shoh kaq larg:

“Llogaritë do të bëhen në fund, ne do të zbresim në fushë ndeshje pas ndeshje për të dhënë maksimumin. Gjithsesi, ndaj Monza-s ishte e rëndësishme të merrnin 3 pikët në shtëpi”, theksoi trajneri i Juves.

()


AlbaniaWeb.net