Mon, Dec 23, 2024

Investigimi për Altin Bashën / Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron!

  • PublishedDecember 23, 2024

Ditët e fundit, aktorët shqiptarë e jo vetëm po reagojnë pas investigimit të “Piranjat” për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” në lidhje me skandalin. Ceno shkruan se Zoti vonon, por nuk harron. Ajo shton se të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i madh dhe mbi të gjitha i paudhë.

“Zoti vonon, por nuk harron! Të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i madh dhe mbi të gjitha i paudhë”, shkruan Ceno.

Kujtojmë se në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.