Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty
Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.
Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”. Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.
“Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit @topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë. Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh…”
Ky reagim i Stresit vjen pas finales së ‘Fest 63’ ku fitues i çmimit të parë u shpall “Shkodra Elektronike”, ndërsa vendin e dytë e mori Elvana Gjata.