Tue, Dec 24, 2024

Zyrtare, Nesta shkarkohet nga drejtimi i Monzës, ja kush do ta zëvendësojë

  • PublishedDecember 23, 2024

Alessandro Nesta nuk do të jetë më trajner i Monzës. Tekniku italian është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, duke marr shkas humbjen e fundit në kampionat përballë Juventusit.

Pikërisht kjo humbje ka qenë ‘kapaku’ i vendimit për ta shkarkuar ish-lojtarin e Milanit dhe Lazios. 48-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij tek Monza pas vetëm 20 ndeshjesh.

Kujtojmë që më herët, Nesta ka drejtuar ekipe si Miami FC në SHBA. Teksa më vonë u kthye në Itali, për të marrë drejtimin e Perugia, Frosinone dhe ekipin të Reggiana.

Flitet se me shumë gjasa në stol do të ulet Salvatore Bochetti.

Monzaaaa
 


AlbaniaWeb.net