Tue, Dec 24, 2024

Kushtetuesja vendos që mandati i kryetares së saj përfundon më 10 mars 2025, Zaçaj pretendon se i mbetet dhe 1 vit tjetër! Zbardhen diskutimet e mbledhjes së gjyqtarëve të GjK

  • PublishedDecember 23, 2024

Në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues është vendosur që mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të përfundojë më 10 mars 2025.

Ndërkohë që Zaçaj pretendon se i përfundon mandati në fund të vitit 2025, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë Zaçajn.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, erdhi një ditë pasi Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe pas kërkesës për opinion nga Komisioni i Venecias.