Tue, Dec 24, 2024

Prej kujt u zhgënjye më shumë? Rrëfehet Lela Seferi

  • PublishedDecember 23, 2024

Lela Seferi u largua nga Big Brother VIP Albania 3 të premten, por pas daljes e riktheu në “prime” për të ndarë mendimet dhe emocionet e saj.

Ajo shprehu lumturinë për mbështetjen që ka marrë nga publiku jashtë shtëpisë dhe theksoi se ka ndjerë shumë dashuri nga njerëzit. Përveç kësaj, Lela foli edhe për disa persona që e kishin zhgënjyer gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Kam parë shumë pjesë. Kam marrë shumë dashuri jashtë. Janë pak persona që nuk më kanë zhgënjyer. Fakti që kanë bërë gjëra vetëm që të më largojnë. Po më duket se Leo u aktivizua më shumë.

Si personin që e ka zhgënjyer më shumë ajo përmendi Gjestin, pas disa videove që ka parë

E kam parë si jeni munduar, Gjesti me Sarën, Gresën dhe Drilonin. Ti Gjest, planet e tua të kanë ecur, por që je shumë njeri zhgënjyes. S’ka fjalë për Gjestin. Më ka zhgënjyer fakti që ai dhe shumë banorë të tjerë pas fytyrës janë llaka-llaka.