Thu, Dec 26, 2024

Rinovimet mbajnë “pezull” Bayern-in, Nico Williams dëshira e madhe e merkatos

  • PublishedDecember 24, 2024

Bayern Munchen po kryeson me plotë meritë Bundesligën e këtij sezoni, me skuadrën e Vincenct Kompany që e ka të qartë objektivin sezonal: të rikthejë titullin në Allianz Arena menjëherë, pas dominimit të Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.

Për momentin gjërat po ecin mbarë në fushën e blertë, por drejtuesit bavarezë kanë nisur nga puna për merkaton dimërore. Së pari çështja e rinovimeve. Në shtëpinë e bavarezëve po punohet për rinovimet e Kimmisch dhe Musialës. Nëse për “yllin” e futbollit gjerman Musiala mendohet se nuk do të ketë pengesa për të shtyrë afatin e kontratës, që skadon në 2026, pasi vetë futbollisti ka kërkuar të vijojë të luajë me Bayernin, situatën më të komplikuar e paraqet Joschua Kimmisch.

Anësori bavarez ende nuk u ka dhënë një përgjgije përfundimtare drejtuesëve lidhur me të ardhmen e tij, pavarësisht se ata janë në pritje prej javësh për të dëgjuar vendimin që Kimmisch do të marrë lidhur me të ardhmen  e tij. Duket se periudha e fundvitit do të jetë koha e duhur kur palët do të ulen në bisedime, pasi drejtuesit e Bayernit nuk duan të humbasin më kohë, pasi në të kundërt rrezikojnë ta humbasin atë me vlerë 0 euro.

Por tek Bayern nuk po mendojnë vetëm për rinovimin e lojtarëve të hyre. Ëndrra e madhe për kryesuesit e Bundesligës mbetet sulmuesi spanjoll Nico Williams. Protagonist në Evropianin e shkuar, Williams vlerësohet nga Athletic Bilbao me një shifët që shkon deri në 60 milionë euro. Por më shumë se sa vlera e kartonit të sulmuesit, për Bayernin kjo pistë do të jetë e komplikuar për shkak të konkurrencës së lartë për të përfituar shërbimet e tij, ku në krye të listës qëndron ekipi i Barcelonës, i cili e donte edhe verën e shkuar Williamsin.


AlbaniaWeb.net