Wed, Dec 25, 2024

Për herë të dytë në SPAK, ç’deklaroi Bardh Spahia pas daljes nga Prokuria e Posaçme! Ish-kryebashkiaku i PD-së: S’ka lidhje as me krimin e organizuar, as me paratë e pista

  • PublishedDecember 24, 2024

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiu ka reaguar pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit për herë të dytë.

Bardh Spahia, i cili u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati, refuzoi të tregonte arsyen pse u thirr nga prokurorët e posaçëm.

Ai u shpreh se “nuk ka interes për opinionin publik” dhe se deklarata e tij e dhënë në SPAK nuk ka lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar apo paratë e pista.

“S’ka interes publik. Është një deklaratë që nuk ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista, asgjë. Nuk ka interes për opinionin publik”, tha Bardh Spahia.