Wed, Dec 25, 2024

Protesta e opozitës dhe incidenti i Gjekmarkajt, reagon Ervin Salianji: 11 Maji, dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqen

  • PublishedDecember 24, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga kabina telefonike e burgut të Fierit lidhur me protestën e mbajtur nga opozita një ditë më parë në Tiranë dhe incidentin e kolegut të tij demokrat, Agron Gjekmarkajt, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës pas një konfrontimi me policinë dhe përfundoi në spital.

Salianji i ka uruar Gjekmarkajt shërim të shpejtë, ndërsa shton se të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nënkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

“11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe”, thekson Salianji në reagimin e tij.

Reagim i Ervin Salianjit nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER 

I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama ështē i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janē intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.

Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Këto janë përpëlitjet e një të deshperuari që pertej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.

Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.

Eshtë fundi i tij i dashur Agron! Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten.

11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe.