Atletico për titull, De Paul: Puna po shpërblehet, kemi mësuar të vuajmë dhe të fitojmë
Atletico Madrid po bën një sezon pozitiv teksa e sheh veten mes skuadrave pretendente për titullin. Mesfushori argjentinas, De Paul, në një intervistë të dhënë, u shpreh i lumtur për edicionin që po zhvillon Los Colchoneros.
“Suksesi ndaj Barcelonës- Kur vuani më shumë, kënaqeni më shumë kur fitoni ndeshje të tilla. U përballëm me një rival të madh. Ne luanim për kreun e La Liga dhe kjo fitore është rezultati i punës së madhe që po bëjmë”.
“Për të luajtur këtë lloj ndeshjeje duhet të jesh gati për të luajtur dhe të vuash. Jam shumë i lumtur për të gjithë ekipin. Natyrisht ka entuziazëm sepse jemi në krye. Ka kënaqësi kur puna dhe mundi shpërblehen.
“Jam shumë i lumtur që jam te Atlético. Është nder të vesh këtë fanellë. Më jep gëzim që gjërat po shkojnë mirë. Shpresoj që njerëzit tashmë po festojnë në Madrid”- tha ai.
(J.S/)