Situata te shkodranët, mesfushori shqetëson Vllazninë
Dëmtimet kanë qenë kryefjala e Vllaznisë në këtë gjysmë të parë të sezonit. Edhe në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, kuqeblutë kishin 10 mungesa.
“Mallkimi” për 9 herë kampionët vendit vijoi edhe në ndeshjen e fundit. Krymi doli i dëmtuar në minutën e 43-të. Mesfushori vuajti një ndalesë para pak javësh dhe duket se ka ripërsëritur të njëjtin dëmtim.
Pavarësisht se momentalisht gjendja e tij nuk duket edhe aq shqetësuese, duhen pritur ekzaminimet më të detajuara. Ky pushim i kampionatit vjen në momentin e duhur për Vllazninë, që duhet të rikuperojë shumë nga titullarët gjatë kësaj periudhe për t’i pasur të gatshëm dhe në formën e duhur me rikthimin në vitin 2025.