Wed, Dec 25, 2024

Bayern ultimatum Kimmich, mesfushori duhet të vendosë për të ardhmen

  • PublishedDecember 24, 2024

Joshua Kimmich është në përfundim të kontratës me Bayern Munchen, teksa çështja e të ardhmes së mesfushorit ende nuk ka marrë një zgjidhje.

Klubi bavarez kërkon të dijë dëshirën e futbollistit dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, Kimmich duhet të japë një përgjigje në janar.

Lojtari po merr kohën e duhur për t’u menduar, sakaq interesim për të kanë shfaqur Barcelona, Real Madrid, PSG, Man City, Man Utd dhe Liverpool.

Joshua Kimmich luan te Bayern që në vitin 2014, periudhë në të cilën vinte nga Leipzig.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net