Sot bëjnë 2 vite bashkë, dedikimi emocionues i Luizit për Kiarën
Sot shënon dy vjetori i martesës së një prej çifteve më të dashur të showbizz-it shqiptar, Kiara Titos dhe Luiz Ejllit.
Ky i fundit ka bërë një dedikim tepër emocionues dhe të mbushur me plot dashuri për partneren e tij në llogarinë personale të Instagram-it.
“2 vite bashkë! 24 muaj, 103 javë dhe 730 ditë, 17.520 orë, 1.501.200 sekonda. Faleminderit që më bëre shok, partner bashkëshort edhe baba! Të dua edhe për 222 vite.”- shkruan ai.
Rikujtojmë që Kiara dhe Lui janë prindër të një vajze, bebushes Luna Mari Ejlli.