“E ka me paramendim”/ G-Bani për Valbonën: Mezi pret të krijojë situata
Në ditët e para të qëndrimit të banorëve, përveç momenteve të bukura, ka pasur edhe situata tensionuese mes tyre. Një nga debatet më të ashpra ka ndodhur mes Valbonës dhe G-Banit.
Valbona ka shprehur se është ndjerë e ngacmuar nga G-Bani, pasi ai qëndroi para saj ndërkohë që ajo ishte duke u larë në dush, duke bërë komente për trupin e saj.
G-Bani, nga ana tjetër, ka deklaruar se Valbona e kishte pritur që kjo situatë të ndodhte dhe se e kishte paramenduar për të krijuar një debat. Kjo ka intensifikuar më tej tensionin mes tyre, duke u bërë një temë diskutimi në mbrëmjen e sotme.
“Valbona e ka me paramendim sepse është me këte sjellje dhe me banorët e tjerë, me zor presin situata. Padashje krijova një situatë qesharake dhe me banoret e tjerë dhe kjo erdhi dhe ma tha me zor e priti si gjë. Kur unë i kam shkuar tek dushi dhe kjo ka qenë gati të shpërthejë. AQty shkova per Livian, pashë peshqirin dhe më bëri përshtypje peshqiri.”– tha G-Bani.