Shtëpia e përrallave kompletohet me 7 xhuxhat, cilët do të jenë 2 fatlumët?
Duket se tensioni është i lartë dhe secili prej banorëve të rinj, që u hynë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Borëbardhës dhe 7 xhuxhave” ka mundësinë të bëhet pjesë e Big Brother VIP 4 me të drejta të plota.
Mirëpo do të jenë vetëm dy banorë të zakonshëm që do të kalojnë në fazën tjetër të lojës.
Tani, fati i tyre do të varet nga vendimi i publikut, i cili mund të preferojë ata që kanë krijuar më shumë lidhje emocionale me shikuesit ose që kanë treguar më shumë karizëm dhe karakter gjatë kohës në shtëpi.
Ky vendim do të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre në show, dhe për këtë arsye, çdo votë do të ketë rëndësi të madhe.