Vajza gjeti trupin e pajetë e të m*sakrosur e të atit, i bie të fikët kur zbulon krimin e rëndë në familje! Viktima dërgoi të bijën tek e motra, pasi…
Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Metoq të Sarandës, ku 49 vjeçarja Elvira Tahiraj vrau bashkëshortin e saj me sëpatë teksa ai po flinte, ka tronditur më shumë të bijën e tyre, e cila gjeti në mëngjes trupin e pajetë e të atit të saj.
Trupi i tij u gjet nga vajza e vogël e çiftit Tahiraj, të cilës i ka rënë të fikët në momentin kur ka zbuluar krimin e rëndë.
Kryeplaku i fshatit të Metoqit, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evia Ahmeti, deklaroi se i ati e kishte dërguar vajzën e vogël të flinte tek e motra pasi shëndeti i së ëmës ishte përkeqësuar.
“Do të kujdesem unë sonte për të”, i kishte thënë viktima të bijës, sipas kryeplakut të fshatit.
“Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30. Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej. Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2-3 punë për të rritur vajzat”, tregoi ai.
Në intervisyë, kryeplaku i shpreh se: “Vajza rrinte më shumë brenda me të ëmën, nuk ishte e shoqërueshme. Vetëm në shtëpi rrinte me nënën e saj.”