Sun, Nov 24, 2024

Rama dorëzoi draftin për Asociacionin/ “Hidhe në Referendum në Kosovë!”, analisti Burimi: Çfarë mund të ndodhë pas dy dekadash, mund të japë dikush garanci?

  • PublishedJune 8, 2023

Analisti Genc Burimi ka reaguar pas draftit të dorëzuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në statusin e tij të publikuar në Facebook, analisti thekson se kryeministri duhet të marrë parasysh dy kushte, për të cilat bëhet fjalë; 1. Të japë Garanci ndërkombëtare Hartuesi i Draftit së Asociacionit se Veriu i Kosovës me shumicë serbe nuk do të lejohet kurrë të bëjë shkëputje “de jure” ose “de facto”, siç i ndodhi Qipros, Bosnie- Hercegovinës apo dhe Ukrainës në Donbas ku marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 , të njëjta si me Asociacionin në Kosovë, nuk e shmangën luftën.

Dhe kushti i dytë; Që Drafti i Asociaconit t’i nënshtrohet me Referendum vullnetit të popullit të Kosovës, siç u veprua me Brexit-in apo Traktatin e Lisbonës.

STATUSI:

Nxirre Draftin, Garantoje , hidhe në Referendum në Kosovë!

zoti Kryeministër,

Në një demokraci çdo mendim duhet dëgjuar . Propozimi juaj për të ndërmjetësuar midis Kosovës , Serbisë dhe Miqve Perëndimorë të Kosovës nuk ka përse të bëjë përjashtim , ndaj duhet dëgjuar dhe me shumë vemendje biles.

Ju propozoni pikërisht atë që personalisht si ndjekës i vemendshëm i situatës kërkoja me ngulm në disa shkrime të fundit mbi Kosovën se përse nuk i propozohet Kosovës një Draft për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, një pikë ngecje që armiqëson përtej Kosovës me Serbinë , Kosovën me Perëndimin.

“Bujrum” ! Paraqiteni draftin por duke marrë parasysh dy kushte kardinale :

  1. Të japë Garanci ndërkombëtare Hartuesi i Draftit së Asociacionit se Veriu i Kosovës me shumicë serbe nuk do të lejohet kurrë të bëjë shkëputje “de jure” ose “de facto”, siç i ndodhi Qipros, Bosnie- Hercegovinës apo dhe Ukrainës në Donbas ku marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 , të njëjta si me Asociacionin në Kosovë, nuk e shmangën luftën.
  2. Kushti i dytë të jetë që Drafti juaj i Asociaconit t’i nënshtrohet me Referendum vullnetit të popullit të Kosovës, siç u veprua me Brexit-in apo Traktatin e Lisbonës.

Këtu i ka limitet përçapja juaj megjithë paraqitjen për të ndihmuar palët që ju i mvishni asaj.

Asnjë Fuqi perëndimore nuk do ta plotësonte kushtin e dhënies së garancive se me Draftin tuaj të Asociacionit, nuk do t’i lejohet kurrë Serbisë të vërë dorë mbi Veriun e Kosovës “de facto” apo “de jure”. Historia ka treguar se edhe atëhere kur Perëndimi e dha një garanci të tillë ndërkombëtare, i famshmi Memorandum i Budapestit të 1994 që i garantonte sigurinë Urkainës nëse ajo hiqte dorë nga arma bërthamore , as dy dekada më vonë ai premtim u harrua…C’do të ndodhë me Asociacionin pas dy dekadash në Kosove? Dikush ne kete bote mund te jape garanci?

Shkurt, nxirre Draftin, Garantoje , hidhe në Referendum ! Të paktën, të shpëtojnë faqen , formën demokratike të marrjes së këtij vendimi kompleks për Kosovarët në pamundësi të shpëtojne një ditë thelbësoren, Veriun e tyre…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.