Djali i saj feston ditëlindjen, Jonida Maliqi zbulon detajin që lidhet me ish-burrin
Më 24 dhjetor, Jonida Maliqi ka festuar një moment të veçantë në jetën e saj, pasi djali i saj, Dan, ka mbushur 13 vjeç. Këngëtarja, e cila u bë nënë për herë të parë 13 vite më parë, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të paharrueshme nga ditën e festës, duke publikuar një urim për djalin.
“13 vjet më parë… nata e fundit që ishe në trupin tim sepse të nesërmen ti linde shpirti im,” ka shkruar Jonida në postimin e saj, duke reflektuar për emocionet e para të nënës dhe lidhjen e thellë që ka me djalin e saj.
Në këtë postim, Jonida ndau edhe një kujtim nga kohën kur Dan ishte ende në barkun e saj, ku theksoi një moment shumë të rëndësishëm të shtatzënisë. Ajo ndau një fragment nga dokumentet mjekësore, ku shkruhej: “Atë ditë kur mami dhe babi dëgjuan për herë të parë rrahjet e zemrës sime,” por më pas Jonida e kishte korrigjuar me stilolaps, duke shtuar: “Në fakt ishte mami me gjyshen,” duke lënë të kuptohet se babai i Danit ka qenë shumë i pa pranishëm gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.