Thu, Dec 26, 2024

“Lotët e nënës së Martin Canit, leksion për politikën”- Përparim Kabo për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë: Ja cilat janë arsyet pse krimi ka ‘zbritur’ tek adoleshentët

  • PublishedDecember 25, 2024

Profesor Përparim Kabo ka komentuar vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij në ambientet e shkollës. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai renditi disa arsye pse siç u shpreh ai “krimi ka zbritur tek adoleshentët”.

Mes arsyeve të vrasjes profesor Kabo rendi edhe politikën. Fëmijet e politikaneve -tha ai- rritën në luks dhe shkollohen në shkollat më të mira.

Ndërsa fëmijet e thjeshtë i shikojnë prindërit e tyre si të paaftë për ti nxjerrë nga varfëria.

“Nëse fëmijët e tyre nuk rritën si fëmijët e popullit ata e kanë tradhtuar interesin publik dhe fëmijët shqiptarë. Fëmijët e tyre rriten ne luks, studiojnë në shkolla më të mira. A i pe prindërit e Martinit, lotët e nënës së tij ishin një leksion për politikën shqiptare.

Dostojevski thotë “Do ta shikosh si është shoqëria nesër, shiko fëmijët e sotëm”

Ata shkojnë në shtëpi dhe i shikojnë prindërit e tyre si të paaftë, si njerëz që nuk ja rregullojnë dot jetën, ose kanë një dhembshuri të madhe si Martini, që donte të bëhej si Ronaldo për të nxjerrje nga varfëria”, tha profesor Kabo.

Përparim Kabo komentoi edhe vendimin për të mbyllur TikTok, duke thënë: “Vrasësi nuk e bleu thikën në Tik Tok, por e bleu në dyqan. Si mund ti shitet një adoleshenti një thikë, cfarë ndodh me tregun tonë”.