Fri, Dec 27, 2024

Pas 36 vitesh, ‘ribashkohen’ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako

  • PublishedDecember 26, 2024

Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Biseda mes tyre: 

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Pirro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

@iconstyle.media

“Dukesh si pëllumb paqe”🥹

♬ original sound – ICONSTYLE