Fri, Dec 27, 2024

“Kreu? Nuk e kishim imagjinuar”, Gasperini realist, por tani pret dhurata për titullin, Atalanta në kërkim të një “bomberi”

  • PublishedDecember 26, 2024

Në natën e Krishtlindjeve, tifozët në Bergamo kishin vetëm një dëshirë, një ëndërr që shpresojnë t’i bëhet realitet, titullin në Serie A. Të paktë ishin ata që mendonin se Atalanta do të ishte në këto nivele, në krye të Serie A, madje edhe trajneri Gasperini është realist teksa thekson se nuk e kishte imagjinuar një sezon të tillë:

“Ishte e vështirë për ta parashikuar, mbi të gjitha pas një muaji gusht të komplikuar. Ishte e pamundur të imagjinoje më pas një ecuri të tillë me një seri fitoresh radhazi. Cilat janë objektivat e Atalantës? Nuk mund të mendojmë në periudhë afatgjatë. Futbolli është i bukur pasi është i paparashikueshëm. Në do të ecim përpara deri sa të jetë e mundur”, u shpreh Gasperini.

Për të synuar titullin, Gasperinit dhe Atalantës i duhet sa më shpejt një sulmues i ri pasi Mateo Retegui pësoi një dëmtim në sfidën e fundit kundër Empolit, një tërheqje muskulore e gradës së parë në kofshën e majtë, ndërsa jashtë fushë që nga muaji gusht edhe Scamacca i cili këputi ligamentet e gjurit.

Sipas mediave italiane, Atalanta synon të rikthejë në Serie A Federico Chiesa, me sulmuesin “azzurr” që nuk po gjen hapësira në Liverpool. Në pritje për të kuptuar nëse është i mundur huazimi i Chiesa-s, Atalanta ka piketuar Domenico Berardin e Sassuolo-s, me sulmin italian që do të pranonte me kënaqësi të rikthehej në Serie A. Emrat e tjerë në listën e dëshirave janë edhe Raspadori i Napolit dhe Zirkzze i Man.United.

()


AlbaniaWeb.net