Sun, Nov 24, 2024

Kallaku largohet me fjalë zemre nga Teuta, Kuro ka dilema për rinovimin e kontratës

  • PublishedJune 8, 2023


Kallaku largohet me fjalë zemre nga Teuta, Kuro ka dilema për rinovimin e kontratës

8 June, 2023

8 June, 2023

Lider i padiskutueshëm në formacionin e Teutës, Kallaku largohet nga Durrësi dhe ka firmosur zyrtarisht në Ruamani te Sepsi OSK. Ditën e djeshme lojtari është nisur drejt Rumanisë për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes e tashmë do të jetë një lojtari i skuadrës sumune.

Teuta nuk ka bërë asnjë afrim për këtë merkato. Fillimisht ishte mbrojtësi Albion Marku që u largua dhe më pas Gruda, e së fundmi Kallaku. Sherif Kallaku ka vendosur t’i japë “lamtumirën” Teutës, pasi lojtari ka vendosur për një aventurë jashtë Shqipërisë dhe në këtë mënyrë ka përfunduar edhe aventura e tij te Teuta.

Zyrtarizimi u bë ditën e djeshme nga klubi durrsak, që njoftoi lamtumirën. “Faleminderit. Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin Kallakun për kontributin e tij me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e klubit. Edhe vetë lojtari ka falënderuar klubin dhe shokët e ish-ekipit “Çuna doja t’ju falënderoja që të gjithëve për këtë sezon që mbyllëm bashkë. Ju uroj të gjithëve më të mirat e kësaj bote dhe sa më shumë suksese ku do që të jeni, ju jam mirënjohës për të gjitha”, e mbyll mesazhin e tij Kallaku.

Mesfushori ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Edi Martinin. E ardhmja e 29- vjeçarit tashmë do të jetë te Sepsi Fc në Rumani, skuadër me të cilën ka arritur marrëveshjen. Për Kallakun është aventura e dytë jashtë Shqipërisë, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

MERKATO – Vera pritet të jetë e nxehtë në Durrës. Mes shumë çështjesh që do të marrin drejtim, duhet të vendoset edhepër të ardhmen e lojtarëve. Bëhet fjalë për Aleksander Kuro, futbollistit i ka skaduar kontrata në maj të 2023-shit. Me çfarë mësohet, lojtari nukka ende ndonjë marrëveshjepër rinovimin. Vetë lojtari është i dyzuar për të ardhmen dhe për momentin pret të zgjidhënjë herë çështjen me Teutën.Kuro ka mjaft eksperiencë nëfutbollin tonë, ndërsa kambajtur peshën kyçe tëmbrojtjes së bluve. Lojtarimund të këtë oferta, me Kuron që është në dilemë për tëardhmen.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net