Goditen 8 qendra pr*stitucioni në Shkodër, procedohen penalisht 13 punonjëset e huaja të s*ksit! E pësojnë dhe 2 shqiptarë, një prej tyre i mitur
Në Shkodër janë goditur 8 qendra prostitucioni, të shpërndara në apartamente të ndryshme të qytetit.
Janë proceduar penalisht 13 punonjëse të seksit, të cilat kanë prejardhjen nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina.
Po kështu, e pësojnë dhe dy shqiptarë, shtetasi S.D., dhe një i mitur i moshës 17 vjeç, të cilët janë proceduar penalisht pasi u kapen në dy nga qendrat e prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 28 telefona
- 1 tablet
- 1 telekamer
- Para në euro, dollarë dhe lekë, që janë përfituar nga ushtrimi i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni”, të kryera në bashkëpunim.
NJOFTIM
Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.
Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.
Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër.
Sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër.
Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:
D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.
Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.
Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.