Sun, Nov 24, 2024

“Rast i paprecedentë!”, Gështenja për dhunën në mbledhjen e kryesisë së PD: Ishin 3-4 persona që nuk i kisha parë kurrë. Qëllimi i tyre…

  • PublishedJune 8, 2023

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zhvillimet dramatike brenda Partisë Demokratike dhe ndarjen e saj.

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, ndërsa fliste në lidhje me dhunë n verbale të ushtruar dy netë më parë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, u shpreh se askush nuk mohon që ka pasur ofendime dhe fyerje drejtuar deputetëve.

Gështenja ka zbuluar se përveç demokratëve dhe kryetarëve të degëve të cilët i ka pasur në krah për një kohë të gjatë, ishin rreth 3-4 persona të cilët i shihte për herë të parë, të cilët ofendonin dhe lëshonin fjalë kërcënuese në drejtim të deputetëve.

Ai shtoi se vendimi në lidhje me dy propozimet, duhej të bëhej më me qetësi dhe të shtyhej në kohë, sepse ishte një vendim shumë i rëndësishëm për PD-në.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gështenja: Rast i paprecedentë edhe pse PD ka pasur probleme të tilla në 32 vite. Por në një mbledhje kaq të rëndësishme ku kemi diskutuar herë me qetësi e herë me nerv, u arrit deri aty sa kërkohej menjëherë votim për votim duke i rënë tavolinës. Bardhi e Sula dolën nga mbledhja. Pas tyre ka dalë zoti Korreshi. Isha pranë derës dhe ka dëgjuar debat mes atyre që ishin në korridor, ka pasur edhe ofendime.
Askush nuk mund të thotë që nuk ka pasur ofendime e fjalë fyese ndaj deputetëve.
Një pjesë e mirë e tyre ishin demokratë dhe i kishim gjithë kohës në krah. Ishin 3-4 persona që fyenin që nuk i kisha parë, kishte edhe persona në sfond që kërcënonin.
Nuk është një situatë normale e nuk duhet të ndodhë në një parti demokratike.

Vasili: Të dërguar nga Basha?

Gështenja: Basha deklaroi se distancohem nga ata, por nuk e di se kush ishte qëllimi i tyre aty. Sepse ishin aty për 8 orë, ishin fytyra që i shihja për herë të parë.
Edhe pse dola nga mbledhja për zotin Korreshi mu tha pse nuk votoni, kur kjo është një e drejtë e njeriut. Ishte një vendim që duhet ta merrnim me qetësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.