Arrestimi i Dakos, analisti Sulo: Me regji të plotë nga qeveria, të mos habitemi kur Rama ta nxjerrë sërish
Në emisionin “Open” në News24 analisti Arion Sulo foli për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Gjatë bisedës në studio, Sulo tha se arrestimi i tij, ishte me regji të plotë nga qeveria.
Pjesë nga biseda në studio:
Arion Sulo: Dako është arrestuar me regji të plotë nga qeveria, nga mazhoranca.
Zekthi: Përse ka interes Rama të arrestojë Dakon
Arion Sulo: Duhet të bëjë ca rekorde për reformën në drejtësi. Ai bën vota atje, por Rama në sajë të opozitës së dobët ka luksin të bëjë një arrestim me regji dhe ta nxjerrë prapë. Pra këtu kemi të bëjmë me procesin, e bashkon apo e bën më të dobët PD zyrtare. Opozita ishte e ndarë, nuk mori as vota.
Anëtare e Kryesisë së PD, Taulanta Jupi: Prej 3 javësh kërkojmë mbledhjen e Kryesisë. Kemi humbur shumë kohë duke e zvarritur në emër të një qëllimi të mirë, të bashkimit dhe kohezionit të demokratëve dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Por mendoj që kohezioni që kërkon kohë duhet të bëhet paralel me procesin për të ngritur Partinë Demokratike.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–