Sat, Jan 11, 2025

Alarm në shtëpi, Vullneti refuzon kërkesën, nuk pranon të shohë videon kundër tij

  • PublishedDecember 30, 2024

Mbrëmë (e diel), në shtëpinë e “BBVK”, ka rënë gongu, dhe këtë herë ka përfshirë Vullnet Krasniqin. Ai refuzoi një kërkesë të Vëllait të Madh, i cili i ofroi të shihte një video që përmbante një deklaratë të një personazhi të famshëm. Sidoqoftë, nëse ai do ta pranonte kërkesën, do të humbnin dhjetë mijë euro nga buxheti i shtëpisë.

Pavarësisht presionit nga banorët e tjerë, Vullneti qëndroi i palëkundur dhe u shpreh: “Jo, nuk po më intereson kush se çfarë ka thënë”, duke e refuzuar kategorikisht mundësinë e shikimit të videos. Më pas, ai e la diskutimin dhe u largua në dhomën e gjumit, duke treguar indiferencë ndaj situatës.

Ky moment erdhi pas një debati rreth orientimit të tij seksual, çka ka nxitur reagime të ndryshme, përfshirë dhe kundërshtime nga Stresin, i cili ka shprehur mendimin se komuniteti LGBT po dëmton moralin shoqëror dhe familjar.