Fri, Jan 10, 2025

Fundi i vitit 2024, e ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri rëndit arritjet e bashkëpunimit mes vendeve: Nga investimet për mbrojtje tek forcimi i demokracisë, ndihemi krenarë

  • PublishedDecember 31, 2024

Ambasada e SHBA në vendin tonë, me rastin e fundit të vitit 2024, ka renditur arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të ambasadës, e ngarkuara me Punë, Nancy Vanhorn në videomesazh, duke folur shqip, është shprehur se “në Shqipëri shumë punë janë duke u realizuar”.

VanHorn shton më tej se ndihet krenare për bashkëpunimin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me partneritetin në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit.

“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane në Tirane.