Fri, Jan 10, 2025

Arratisen 11 emigrantë të paligjshëm nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit, AMP-ja nis hetimet për punonjësit e policisë

  • PublishedDecember 31, 2024

11 emigrantë të paligjshëm kanë arritur të largohen nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit, pa u vënë re nga askush.

Nuk dihet nëse emigrantët kishin ndihmë për t’u larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për ketë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qenë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë këta persona janë te kapur me herët nga autoritetet shqiptare në tentative për te kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve është marrë nje masë ndalimi ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, individë të ndaluar per kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.

Qendra e mbyllur është nje strukture ne varësi te Drejtorisë se Migracionit, pjesë e Departamentit per Kufirin dhe Migracionin, ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit.