Saimir Korreshi: Jeni mësuar në Kryeministri, por s’marrim urdhra nga ju
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kërkoi praninë e drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karcanaj në mbledhje.
Pas kësaj kërkese, Korreshi pati një ‘debat’ me përfaqësuesit e AKSH-it, ndërsa theksoi se ai nuk merr urdhra nga askush.
“Pa ngritje zëri. Që të vini këtu dhe dy herë të etiketoni dhe të vini fjalë që si them, mund të jeni mësuar në Kryeministri se si urdhëroni ju, por këtu nuk marrim urdhra. Nuk kam thënë kurrë dhe nuk i përmenda ata të arrestuarit e AKSH-it për shpërdorim detyre, për respekt të të gjithë njerëzve që punojnë. Edhe kur kam folur për spitalet, s’kam thënë se mjekët dhe infermierët nuk bëjnë, por sistemi. Vetëm në një luftë bërthamore, po i jepni shpata dhe mburoja, se i keni përqendruar tenderat vetëm te drejtoresha.
Sistemet që keni blerë ju me lekët që janë shpenzuar, nuk e kanë justifikuar. Ju kërkova që ta na sqaronit pozicionin sa i takon dhe sulmeve kibernetike. Këtë kërkova të sqarohej. Kryeministri tha; nevoja është përtej kapaciteteve dhe në ndihmë me aleatët ne kemi kontraktuar firma të fuqishme për të kthyer sistemin. Në rast se nuk e kanë thënë këtë kryeministri, se di dmth. Këtë thash unë. Nuk fola për njerëzit, për kapacitetet njerëzore, se e di që ka nevojë ende. Nuk ju hyra te patronazhimi, ndaj mos më etiketoni për gjëra që nuk i them. E kam me sistemin, kurrë me ju. Po që të më fyeni dhe të më vini gjëra që s’i kam thënë…Por faji nuk është i juaji. Flisni për ligjin. Unë kërkova; ku është drejtoresha e AKSHI-it?! Sepse personalisht nuk ju njoh.”, tha ai.