Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau pritet të japë dorëheqjen pas 9 vitesh në pushtet
Kryeministri i shtetit amerikan të Kanadasë, Justin Trudeau pritet të japë dorëheqjen nga posti i tij.
Ai pritet ta njoftojë dorëheqjen përmes një deklarate për shtyp.
Kreu i qeverisë kanadeze, njëherazi dhe kryetari i Partisë Liberale, do të japë dorëheqjen e tij pas 9 vitesh pushtet.
Sipas medias BBC, nuk dihet nëse ai do të largohet dhe nga të qenurit në krye të Partisë Liberale, por gjithçka do të sqarohet prej tij nga deklarata e shtypit që ai do të japë.
Ai ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen mes sondazheve të fundosura të opinionit publik, duke përfshirë edhe grupin e tij.