Kishte për qëllim të sulmonte me thikë kryeministrin e Belgjikës, arrestohet një person në Bruksel
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka qenë shënjestët atentati e një personi, i cili u arrestua nga policia jashtë zyrës së kreut të qeverisë belge, mëngjesin e sotëm (6 janar).
Sipas zëdhënësit të Alexander De Croo, ai kishte për qëllim të sulmonte me thikë kryeministrin belg, ndërsa autoritetet ende nuk kanë zbuluar motivin.
Barend Leyts, drejtori i komunikimit i kryeministrit, tha se De Croo ishte “i tronditur nga incidenti”.
“Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për oficerët e policisë ushtarake. Së bashku me policinë po monitorojmë nga afër situatën. Jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua në incident”, tha De Croo përmes drejtorit të tij të komunikimit.