Janë përfituar para prej imazhit të tij? Luiz Ejlli: Jam shfrytëzuar shumë
Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu, Teuta Selimi dhe Shkurte Gashi u gjendën para një shorti pyetjesh për festat e fundvitit.
Një pyetje e zgjedhur nga Ermal Fejzullahu ishte për Luiz Ejllin. Nga një përllogaritje ka rezultuar se rreth 7 milionë euro janë përfituar duke përdorur emrin dhe imazhin e tij, por a ndihet ai i shfrytëzuar?
“Unë nuk e di a kanë përfituar 7 milionë, 17 apo 7 cent, por jam shfrytëzuar shumë. Ju jap një shembull shumë të thjeshtë, me qindra raste kanë qenë ata që kanë nxjerrë foto tuajat në poster thjesht për të mbledhur njerëz dhe ju nuk keni qenë hiç në dijeni, kurse për mua është abuzuar me gjëra të tjera, por unë ua kam bërë hallall. Jo se është festë, por ua kam bërë hallall. Ia pafshin hajrin unë kam një shprehje që thotë o Zot ma bëfsh siç kam zemrën, edhe atyre ua bëftë siç kanë zemrën”