Thu, Jan 9, 2025

L’Equipe njoftoi largimin e Deschamps, në Francë zbulojnë pasuesin e tij

  • PublishedJanuary 8, 2025

Didier Deschamps do të largohet nga stoli i përfaqësueses franceze pas përfundimit të Botërorit në 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksike dhe Kanada. Ky Botëror përkon edhe me përfundimin e kontratës së Deschamps me “gjelat”, pra nuk do të ketë më një rinovim. Lajmi u bë publik nga L’Equipe, por në fakt ky nuk është një vendim befasues, pasi si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e federatës, po e shqyrtonin prej kohësh këtë vendim. Deschamps preferoi të bëjë publike këtë vendim përpara dy turneve të rëndësishëm si Liga e Kombeve dhe Botërori i ardhshëm.

Lequipe
Lequipe

Deschamps u ul në stolin e Francës në vitin 2012 duke pasuar në këtë post Laurent Blanc. Në drejtimin e përfaqësueses, Deschamps i ka dhuruar Francës një Botëror në 2018 dhe një trofe të Ligës së Kombeve në 2021. Gjatë kësaj periudhe, me të në stol, Franca shkoi edhe një herë në finale, atë të “Euro2016” dhe gjithashtu një herë tjetër në finalen e një Botërori, në “Katar2022” ku u mposhtën nga Argjentina.

Deschamps Zidane
Deschamps Zidane

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i tij në stolin e Francës, ku kandidati potencial shihet Zinedine Zidane, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësues. Zidane është i papunë që nga momenti kur u largua nga drejtimi i Real Madrid.

()


AlbaniaWeb.net