Thu, Jan 9, 2025

Bordi i ERE miraton propozimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike, ja sa do të jetë kostoja për konsumatorët familjarë

  • PublishedJanuary 8, 2025

Drejtori i Tarifave të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Romir Pajenga, ka njoftuar se për ata që shpenzojnë deri në 700 KWH energji elektrike, çmimi i energjisë do të jetë 8.5 lekë për KWH.

Ndërkohë, për konsumatorët që kalojnë kufirin e 700 KWH dhe konsumojnë nga 701 KWH e më tepër, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KWH.

Sipas Romir Pajengës, të gjitha çmimet e tjera për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve do të mbeten të pandryshuara.