Krijuesi i ChatGPT, Sam Altman mohon akuzat për abuzim seksual të bëra nga motra
Motra e krijuesit të ChatGPT, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një padi duke pretenduar se ai e ka abuzuar rregullisht seksualisht me të midis 1997 dhe 2006.
Padia, e cila u ngrit më 6 janar në një Gjykatë të Qarkut të SHBA në Distriktin Lindor të Misurit, pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte tre vjeç dhe zoti Altman ishte 12 vjeç.
Z. Altman, i cili është shefi ekzekutiv i OpenAI, firma që qëndron pas softuerit të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT, i mohoi pretendimet në një deklaratë të përbashkët në X me nënën dhe dy vëllezërit e tij.
“…Annie ka bërë pretendime thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam”, tha shefi i startup-it në Kaliforni në një letër të bashkë-nënshkruar nga nëna dhe dy vëllezërit e tij dhe të publikuar në platformën sociale X.
“Familja jonë e do Annie-n dhe është shumë e shqetësuar për mirëqenien e saj. Kujdesi për një pjesëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër i vështirë.”