“Botërori shansi i fundit”, Neymar nuk fshihet: Jap maksimumin për të qenë atje
Sulmuesi i njohur, Neymar u shpreh se do të bëjë maksimumin që të luajë për Brazilin në Botërorin 2026. O’Ney nuk heziton të thotë, se për të do të jetë shansi i fundit, ndaj synon që të japë më të mirën nga vetja.
“Unë vërtet besoj në ekip, në lojtarët e rinj që vijnë. Sot nuk jemi në pozicionin që do të donim të ishim, por së bashku mund të arrijmë diçka të madhe. Kemi një vit, një vit e gjysmë për të punuar. Do të bëj gjithçka siç duhet dhe të arrijmë në Kupën e Botës.
Shanset që të kthehet në kombëtare për vitin 2026- Do të përpiqem. Dua të jem atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të qenë pjesë e ekipit. E di që ky mund të jetë Botërori im i fundit, shansi im i fundit dhe do të bëj gjithçka për të luajtur në të”- tha Neymar.
(J.S/)