Thu, Jan 9, 2025

Agron Duka merr vendimin: Nuk do kandidoj më si deputet! Po mundohem t’u hap rrugë të rinjve

  • PublishedJanuary 8, 2025

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për deputet.

Në një komunikim me gazetarët, Duka tha se ky vendim i marrë prej tij, do të jetë një mënyrë që t’i hapë rrugë brezit të ri.

Sipas tij, vendimi nuk do të ndikojë negativisht në Partinë Agrare Ambientaliste, pasi do të japë maksimumin në çdo qark ku forca politike do të këtë kandidatët e saj.

Po kështu, dorëheqja e tij nga kandidimi për deputet sipas Dukës, vlen si mesazh.

“Përmes këtij veprimi unë jap edhe një masazh, por nuk e di sa do të pritet”, deklaroi Agron Duka.

“Ta them përfundimisht që mos më pyesin më. Unë nuk do të kandidoj më për parlament. Shumë njerëz më thonë që ky vendim i joti mund të ndikojë negativisht në PAA. Unë nuk mendoj kështu. Gjatë gjithë kohës është diskutuar pse kryetarët e partive nuk i hapin rrugë të rinjve. Unë këtë po mundohem të bëj. Nëse kjo tezë bie poshtë me këto zgjedhje, do të thotë që meqë unë u largova këta që ofrohen nuk grumbullojnë vota, ky eksperiment dështon dhe i themi kryetarëve të partive, rrini aty derisa të vdisni se ndryshe nuk ju voton njeri. Unë besoj se këta që vijnë janë më të rinj se mua, kanë energji më shumë. Unë do të jap kontributin tim maksimal në çdo qark ku ne do të kemi kandidat për deputet”, tha Duka.