Fyerjet e G Banit ndaj Arsidës, Monika Lubonja: E teproi, unë do e hidhja në gjyq
Mëngjesin e sotëm, aktorja Monika Lubonja edhe ish-banore e “Big Brother VIP 1” ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka komentuar banorët e këtij edicioni të BBV4. Ajo komentoi lojën e disa prej tyre, si dhe u shpreh mbi debatin e ashpër të G Banit dhe Arsidës.
Pyetja- Si i sheh Monika deri tani ata?
Monika Lubonja: Personazhet janë zgjedhur jashtëzakonisht mirë. Janë artistë që kanë dhënë shumë, nuk janë aspak anonim. Kjo përzgjedhje ishte shumë e mirë, pavarësisht se kishte dhe nga publiku i thjeshtë që kanë për të dhënë aty. Rozana, Laerti, Gerta dhe Amber kanë qenë një përzgjedhje shumë e mirë. Amberi ka shumë batuta. Laerti është finok, një nga djemtë më të lexuar që mund të ketë në historinë e gjithë “Big Brother” këto katër edicione. Do doja shumë që një artist si Laerti ta nxirrte në pah kulturën e tij.
Pyetja-Si e komenton debatin e mbrëmshëm mes G-Banit dhe Arsidës?
Monika Lubonja: Për mua, do ta kisha nxjerrë direkt jashtë. Jam kundër fjalëve ofenduese ndaj një femre, por edhe ndaj meshkujve. Ta përsërishësh disa herë atë gjë (rrugaçe), është e tepërt. Unë madje do e kisha hedhur direkt në gjyq. Ajo është një fjalë shumë e rëndë t’ia thuash një femre. Për mua e ka tepruar shumë dhe e shoh që do të dalë shumë herë nga vetja. Nga kjo trysni, nuk ka për ta mbajtur dot. Është një njeri shumë pozitiv. Nga ana emocionale i prish punë atij. Do të jetë problematik.