Thu, Jan 9, 2025

Zyrtare, Vllaznia ndan rrugët me sulmuesin, ka luajtur vetëm në 3 ndeshje

  • PublishedJanuary 8, 2025

Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Edlin Randy Essang Matouti. Sulmuesi nga Gaboni është aktivizuar në vetëm 3 takime dhe nuk është në planet e trajnerit Brdaric.

“KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”- shkruan klubi.

Te Vllaznia ka mjaft çështje të hapura, që presin të marrin zgjidhje.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net