Thu, Jan 9, 2025

Klodiana Lala tregon rolin e Dritan Rexhepit në zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës: Do lëvizë çdo gur shahu që të shpëtojë! I tha Ndrek Prengës se…

  • PublishedJanuary 8, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për lidhjet e Dritan Rexhepit, narkotrafikantit që u ekstradua sot nga Turqia, me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Klodiana Lala thotë në emisionin ‘Open’ në News24 se, në momentin që Jan Prenga u rrëmbye, pasi vëllai i tij në Britaninë e Madhe kishte grabitur një sasi të madhe kokaine, Rexhepi ka telefonuar vëllain tjetër të Jan Prengës, Ndrek Prengën duke i kërkuar të kthente mallin.

Megjithëse ishte rënë dakord që Jan Prenga do kthehej në këmbim të mallit, ai u vra dhe trupi i tij sipas gazetares Lala ka qëndruar për orë të tëra në restortin Golden në Durrës.

Teksa familja priste kthimin e trupit në qendër të Kamzës, Ndrek Prenga është telefonuar nga Dritan Rexhepi, i cili i ka zbuluar edhe emrat e personave të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Lala u bën thirrje autoriteteve të çojë para përgjegjësisë autorët e vërtetë të kësaj ngjarje, pasi Jan Prenga ishte një i pafajshëm dhe gjithashtu apelon kthimin e trupit të tij te familja.

Klodiana LalaJan Prenga nuk kishte patur asnjë problem me jetën e vetë. Ishte martuar me Marian, kishin punuar gjithë jetën bashkë në Greqi dhe një ditë hapën një mobileri në Shqipëri me shpresën për të ndërtuar jetën dhe rritur fëmijët në Tiranë.

U rrëmbye për shkak se vëllai i Jan Prengës kishte grabitur një sasi të madhe droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe në momentin që është grabitur, Dritan Rexhepi komunikon me Ndrek Prengën, vëllain tjetër të Jan Prengës dhe i kërkon të kthehej pas malli, duke pretenduar se ishte malli i tij. Ndërkohë, Ndrek Prenga telefonohet nga një tjetër narkotrafikant, Gentian Doçi.

Në momentin që bën tentativa, familja e Jan Pregës kontaktin një pajtues gjqesh që nuk jeton më. Familja Doci nuk përgjigje, ndërsa Dritan Rexhepi kërkoi të kthehej malli dhe do tu kthente vëllain.

Jan Prenga do të dorëzohej në qendër të Kamzës, por në fakt ai vritet dhe mbahet për 8 orë në garazhin e Golden Resort.

Nuk dihet cfarë ka ndodhur në atë orë. Videoja që kam unë është e gjatë, janë sjellë barbarë me trupin e Jan Prengës. Është marrë gjurma e gjakut në resort dhe konsideron e përputhshme me nënën e Jan Prengës.

Në momentin që vëllai i Jan Prengës kthen një pjesë të drogës dhe para, sipas dosjes hetimore, dhe duke qenë se Jan Prenga ishte vrarë, Dritan Rexhep telefonin Ndrek Prengën dhe i tregon emrat e personave të përfshirë në rrëmbim.

I bëj thirrje autoriteteve të mos e lënë historinë e Jan Prengës me dënimin e një kopshtari, sepse është vrarë një njeri i pafajshëm. Ngjarja kërkon vëmendje të shtuar

Një narkotrafikant si Dritan Rexhepi do të lëvizë të gjithë gurët e shahut për të shpëtuar, por mendoj se duhet të jetë një proces me vëmendje të shtuar dhe autoritet kanë detyrimin ligjor të kthejnë trupin te familja.