Aksident i rëndë në Dibër/ Automjeti përfundon në greminë, lëndohen rëndë dy persona! Njëri prej tyre në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Dibër, ku një automjet ka përfunduar në greminë, nga ku mbeten të lënduar 2 persona që ndodheshin brenda në makinë.
Raportohet se lëndimet e tyre janë të rënda, teksa një prej të aksidentuarve është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar, për shkak se ndodhet në gjendje më kritike.
I lënduari tjetër është shtruar në Spitalin Rajonal të Dibrës, ku po merr dhe ndihmë mjekësore.
Mësohet se mjeti i llojit fuoristradë po udhëtonte drejt Reçit dhe ka përfunduar në greminë në fshatin Kastriot.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.