Fri, Jan 10, 2025

Xhesika Polo bën publike lidhjen e dashurisë: Përjetësisht e jotja

  • PublishedJanuary 9, 2025

Xhesika Polo, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj private. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet duke shkëmbyer një puthje romantike me partnerin e saj, duke e shoqëruar me fjalët “Përjetësisht e jotja”.

Ndërkohë, ajo ka zgjedhur të mbajë të fshehur identitetin e partnerit, duke ruajtur kështu privatësinë e marrëdhënies së saj.

Xhesika Polo u bë e njohur për publikun shqiptar edhe si pjesëmarrëse në edicionin e parë të “Ferma VIP”, ku tregoi karakterin e saj luftarak dhe vendosmërinë. Ajo arriti të fitojë zemrat e fansave me rrëfimet e saj të sinqerta dhe historitë emocionuese të jetës së saj.