Fri, Jan 10, 2025

Merkato e Dinamos nuk është ndalur, mund të ketë lëvizje në një repart

  • PublishedJanuary 9, 2025

Deri më 31 janar, kur mbyllet zyrtarisht merkatoja e dimrit, te Dinamo pritet të ketë edhe ndonjë lëvizje tjetër. Deri tani është larguar zyrtarisht Mateo Muzek dhe është afruar Fjoart Jonuzi.

Blutë kanë një grup të kompletuar në fakt dhe nuk kanë asnjë arsye të nguten te lëvizjet që mund të bëjnë, por do të shohin alternativat që afron tregu dhe nëse ndonjë prej tyre do të jetë me leverdi për klubin, atëherë do të veprojnë. Ndonjë lëvizje mund të bëhet edhe në mbrojtje, pavarësisht se Dinamo ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh në këtë repart.

Drejtuesit e klubit nuk mendojnë vetëm sot për sot, por edhe për perspektivën, kështu që ndonjë afrim në mbrojtje nuk do të ishte surprizë. Megjithatë, para se të vijë dikush, më parë duhet liruar një vend. Në objektivat e “Nëndetëses” për prapavijën është një mbrojtës i djathtë, një pozicion ky që aktualisht ka vetëm Jorgo Meksin.


AlbaniaWeb.net