Probleme me Fair Play Financiar? City ofron 80 milion euro për sulmuesin egjiptian
Pavarësisht diskutimeve të shumta për probleme me Fair Play Financiar, Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet. Klubi kampion i Anglisë ka ofruar 80 milionë euro për sulmuesin egjiptian të Frankurtit, Omar Marmoush.
Trajneri Guardiola pëlqen shumë mënyrën e lojës së Marmoush dhe i ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij. 25-vjeçari ka shënuar 13 gola në këtë sezon në Bundesligë dhe ka dhuruar 7 asiste.
Transferimi i tij te City do të ishte një trampolinë e vërtetë për karrierën, por problem mbetet konkurenca e madhe në Manchester.
Më herët, ai ka luajtur për Wofsburg, Sttutgart dhe St Pauli. Marmoush ka një kontratë me klubin nga Frankfurt deri në vitin 2027.